Nëna e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra një muaj më parë pranë shkollë Fan Noli, ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen në këtë moment delikat për familjen e tyre.
Florina Cani e ftuar në një emision, zgjodhi që t’i dedikonte dy fjalë dhe djalit të saj, teksa me lot në sy, iu drejtua duke i thënë se sa shumë e do.
“Ju falenderoj nga zemra juve dhe gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Për mua ka qenë një sensibilizim shumë i madh dhe jam mirënjohëse për të gjithë që më kanë mbështetur. Prandaj, dua që sot këtë emision ta nis me një buzëqeshje, ashtu sikurse ishte djali im Martini. Martin, ti je lartë na shikon dhe unë të dua pa fund. Ti je i buzëqeshur po edhe unë do buzëqesh si ti.”- tha ajo.
Martin Cani u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj më 18 nëntor pas një sherri, vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku ata të dy ndiqnin mësimin.