Vrasja e 14-vjçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar pranë shkollës Fan Noli ka shqetësuar prindërit.

Për mediat, ata tregojnë se janë të trishtuar për atë që ndodhi. Njëri prej tyre shprehet se vajza i ka ardhur në shtëpi duke qarë dhe ka qenë shumë e tronditur.

“Jemi të trishtuar, jemi jashtëzakonisht të tronditur, vajza ka ardhur duke qarë në shtëpi”, tha një prind.

Ndërsa një tjetër, teksa komentoi ngjarjen e rëndë tha: “Po rritet një brez shumë i keq. Të këtë më shumë reputacion nxënësi sesa mësuesi është t’ia dhjesësh racën. Të bëjë një fëmijë 14 vjeç më shumë pordhë sesa një fëmijë. Thonë jo bullizmi, jo nuk lejohet të preket fëmijë…”.

Ngjarjen e komentoi edhe një ish-mësues i shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë: “Unë kam qenë mësues në këtë shkollë, drejtoreshat duhet të jenë cik më të forta. Mësuesit duhet të jenë më të kujdesshëm”.