Finalja e Ligës së Konferencave do të sjellë në Tiranë tifozët holandezë dhe italianë për të mbështetur ekipet e tyre.
Një shqetësim i ngritur nga autoritetet është dhe përdorimi i drograve të lehta në këto ditë, për shkak se në Holandë kanabisi është i legalizuar. Nuk dihet se çfarë masash do të marrë policia për këtë rast, apo nëse është vendosur që të bëhet ‘një sy qorr’ për të mos prishur kënqësinë e tifozëve të ftuar në kryeqytet.
Në vend do të mbërrijnë dhe forca të shumta policore nga Italia dhe nga Holanda, teksa synohet që dy tifozeritë të qëndrojnë sa më larg njëra-tjetrës, edhe pse në dukje kjo është diçka e vështirë. Në rast konfliktesh të dhunshëm, tifozët e Romës do dërgohen në spitalin e Traumës, ndërsa ata të Feyenoord në QSUT.