A po rritet ekonomia shqiptare apo vetëm Tirana? Shifrat tregojnë se kryeqyteti po mban mbi supe gjysmën e gjithë rritjes kombëtare ndërsa pjesa tjetër e vendit po ecën shumë më ngadalë.
Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia shqiptare në 2023 u rrit me 4.02% ndërsa Tirana kontribuoi me mbi 2%. Por cilat qarqe e pasojnë më tej kryeqytetin?
Teksa Tirana mban rolin e saj dominues si qendra kryesore financiare, tregtare dhe administrative e vendit, pas saj renditen qarqet Fier dhe Durrës, që mbeten nyje të rëndësishme për industrinë dhe transportin, ndërsa Elbasani dhe Vlora tregojnë një aktivitet të konsiderueshëm ekonomik në zonat qendrore dhe bregdetare. Qarqet Shkodër dhe Korçë mbajnë një peshë të moderuar. Berati, Lezha, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi përbëjnë qarqet me kontributin më të ulët në PBB.
Kjo tablo tregon se hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit mund të thellohet edhe më shumë.
Edhe sipas PBB për frymë diferencat rajonale janë të thella.
Vlera ekonomike e prodhuar mesatarisht nga një person brenda periudhës 1 vjetore u vërejt medoemos në rajonin qendror përfshirë këtu Tiranën me 1.36 milionë lekë për frymë më pas vijon me Durrësin e Fierin mbi 1 milionë lekë për frymë. Në fund të listës qëndrojnë Kukësi, Dibra dhe Berati, që kanë PBB për frymë shumë më të ulët se pjesa tjetër e vendit.
Një rezultat i tillë ku rritja e lartë ekonomike dhe PBB-ja për frymë e përqendruar është e përqendruar kryesisht në Tiranë dhe disa qarqe bregdetare, tregon një zhvillim të pabalancuar rajonal.
Duke bërë kështu që mundësitë ekonomike, investimet dhe punësimi të drejtohen në pak zona, ndërsa rajonet e tjera mbeten prapa. Kjo bën që të rritet hendeku social dhe ekonomik mes qarqeve, duke nxitur migrimin drejt qendrave urbane dhe duke e kthyer në një sfidë zhvillimin e qëndrueshëm gjithëvendor.
