Policia-Tirane1-Një 11-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar, pak metra larg banesës së tij në fshatin Znelaj të Sharrës, në periferi të Tiranës. Paraprakisht mësohet se trupi i fëmijës A.H është gjetur rreth orës 18:15 minuta nga familjarët, varur tek një pemë.


Megjithë përpjekjen e tyre, fëmija ka ndërruar jetë dhe trupi i tij është dërguar për në morgun e QSUT-së për t’iu nënshtruar një autopsie që do të japë përgjigjen e saktë mbi shkaqet e vdekjes.


Paraprakisht policia po heton në pistën e vetëvarjes. Ndërkohë familjarët e 11-vjeçarit nuk dinë të sqarojnë motivin që e ka detyruar të kryejë aktin e vetëflijimit. Policia po punon për zbardhen e plotë të ngjarjes së rëndë.


5 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)