Një vajzë në Tiranë tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme rreth orës 16:42, ndërsa nga hetimet paraprake ka rezultuar se D.K., 22 vjeçe, kishte tentuar të vrasë veten duke pirë ilaçe me shumicë.


E reja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


12 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)