Një efektiv policie ka mbetur i plagosur për shkak të përplasjes që pësoi nga një automjet. Mësohet se efektivi D.H u përplas nga automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasja, Arta Kurti. Polici u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u shoqërua në polici, drejtuesja Kurti. Kolegë të punonjësit të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë arrestimin e autores, ndërsa po hetohet për të zbardhur shkaqet.