Një 61-vjeçar grek është vënë në prangat e policisë kryeqytetase për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës, Ioakeim Boutolas, 61 vjeç ka aksidentuar mëngjesin e së martës, një 20-vjeçare, në vendin e quajtur Unaza e Re.


“Rreth orës 06.20, në rrugën “Teodor Keko”, pranë kryqëzimit me rrugën “Kristaq Mone”, duke drejtuar automjetin veturë i markës “Opel” me targa TR 4753 S, duke qarkulluar me drejtim lëvizje nga kryqëzimi i Rrugës së Kavajës në drejtim të rrethrrotullimit të Doganës, aksidentoi këmbësoren Denisa Çoba, e vitl. 1989, banuese në Laç, e cila në momentin e aksidentit po kalonte rrugën në vendkalimin e kembësorëve, nga e majta në anën e djathtë, e cila ndodhet e shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore”, bën të ditur zyrtarisht policia.


3 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)