Komisariati i Policisë nr.6 në Tiranë njofton se ka bërë të mundur arrestimin e tre personave. Sipas informacioneve që vijnë nga policia, janë vënë në pranga shtetasit Lirim Cekiçi, Avni Cekiçi dhe Flamur Puçi. Tre personat e arrestuar, më datë 6, po tentonin të vidhnin çantën e një shtetaseje në rrugën “Misto Mame”.
Lajmi vjen vetëm disa orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë mbrëmjen e së martës, kur dy adoleshentë vranë një grua dhe plagosën motrën e saj gjatë tentativës për t’i grabitur çantat dhe varëset e floririt.
Në momentin që hasën në rezistencën e tyre, njëri nga grabitësit ka qëlluar mbi Fatbardha Tafën me thikë duke e lënë të vdekur 37-vjeçaren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në derën e shtëpisë së familjes Ahmetaj, pranë ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë. Ndërkohë, policia ka vënë 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm, i cili do të finalizohet me prangosjen e agresorëve të një dite më parë.
8 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)