Një i ri është arestuar si autori i dyshuar i aksidentimit me makinë të një djali të mitur në Tiranë.


Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë, u vu në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme, i akuzuar se pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.


Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 11:00 të së hënës, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorin tip “Piaggo” me drejtues të miturin A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.


Më më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore të Policisë së Tiranës.


Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale


“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.


19 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)