kanabis tiraneSpecialistët e komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë kanë asgjësuar 400 bimë të dyshuara kanabis sativa dhe kanë arrestuar në flagrancë një shtetasi për veprën penale “Kultivim i bimëve Narkotike”


Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Ervin Osmani, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.


Ky shtetas u kap në flagrancë në një parcelë të mbjellë me rreth 400 bimë të dyshuara kanabis sativa, parcelë e cila ndodhje në një zonë të pyllëzuar në fshatin Fravesh, Njësia Administrative Bërzhitë. Bimët u asgjësuan me anë të djegies.


Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të  “Kultivimi i bimëve narkotike”.


2 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)