Një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjikisht, duke u mbytur në një gropë me ujë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në periferi të Tiranës, në fshatin Tapizë. Sipas policisë, 10 vjeçari A. Ziguri ka rënë aksidentalisht në një gropë të madhe me ujë që përdorej për vaditje, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Të afërmit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit, ndërsa policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.
15 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)