Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në Rrugën e Kavajës. Si rezultat i të shtënave me armë zjarri pranë zonës së parkut të autobusëve, ka mbetur i plagosur 38-vjeçari, Eduard Doku, i cili rezulton të jetë një ish-oficer i SHISH.


I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Autori i dyshuar i k¡saj ngjarjeje është shtetasi Genti Roshi, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që paraprakisht mendohet se konflikti mes dy të rinjve ka ardhur pas një borxhi që Doku i kishte Roshit.


Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.


20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)