Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 500 rrënjë kanabis sattiva pasditen e sotme, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe 2 persona, njëra prej të cilëve femër.
Drejtoria e policisë së qarkut Tiranë ka bërë të ditur se fal një operacioni anti-drogë ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis, në fshatin Mushqeta.
Efektivët kanë vënë në pranga 2 poseduesit e lëndës narkotike, shtetasit Melina Shehu 48 vjeç, dhe Klodian Jonuzi, 25 vjeç. Ndaj tyre është ngritur akuza e “prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike”.
16 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)