Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së saj. Burime zyrtare nga policia kryeqytetase thanë se viktima e identifikuar si, Yllka Hasimi, 53 vjeç, jetonte prej disa ditësh e vetme në banesë. Kanë qenë fqinjët të cilët e kanë gjetur të pajetë, trupi i së cilës kishte nisur të dekompozohej.
Nga ana e policisë dyshimet paraprake janë për një vdekje natyrale, megjithatë po priten konkluzionet e autopsisë për të arritur në një konkluzion të saktë.
8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)