Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën për revokim të masës së sigurisë për ish-gardistin Agim Llupo, i cili akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Kërkesa e avokatit mbrojtës të Agim Llupos erdhi pas dëshmisë së ekspertëve të balistikës të cilët kanë deklaruar se nuk vërtetohet që gardisti ka qëlluar me dashje protestuesin.


“Vërtetojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm që Agim Llupo ka qëlluar me dashje mbi Ziver Veizin” kanë deklaruar ekspertët e balistikës, mjekësisë ligjore dhe kimike. Prokuroria u shpreh kundër kësaj kërkese.


Ish-gardisti, Agim Llupo, i akuzuar për “21 janarin”, është i vetmi që gjykohet nën masën e sigurisë  arrest në burg.


10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)