Një 22-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka goditur me grushte një infermiere në ambientet e Pediatrisë. ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal në drejtim të shtetases me inicialet B.L., 22 vjeçe banuese në Tiranë.
“Procedimi penal ndaj kësaj shtetaseje ka nisur pasi në urgjencën e spitalit të pediatrisë, për shkak të detyrës ka goditur me grushte dhe shkelma infermieren e spitalit shtetasen G.P., 35 vjeçe me pretendimin se kjo e fundit nuk i mbante fëmijën në spital”, informon policia.
23 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)