Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit Gëzim Beka, por paraprakisht dyshohet për një infarkt në zemër.
Mësohet se i riu ishte duke u hedhur nga trampolina, kur ka përfunduar në ujë, me shenja të pakta jete. 18-vjeçari banues në Sauk, u dërgua drejt spitalit pasi u nxor nga uji, por nuk arriti dot të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes së parë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
19 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)