Një fëmijë vetëm 11 vjeç ka humbur jetën në Tiranë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy. I mituri mësohet se ka humbur jetën në orët e vona të natës së djeshme, pasi i ishte nënshtruar një operacioni në sy në spitalin francez, në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, në Tiranë.


Prindërit e vogëlushit kanë denoncuar ngjarjen e rëndë pranë komisariatit nr, 4, ku akuzojnë mjekët që morën pjesë në operacionin e djalit të tyre për neglizhencë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së vogëlushit, pasi ka sekuestruar edhe kartelën e tij mjekësore. Priten rezultatet e autopsisë për të zbuluar edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së të miturit.


8 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)