Grabitje cante 4Një grabitje me dhunë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Sipas policisë, shtetasi Renaldo Dervishi, 26-vjeç rreth orës 22:00, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i ka vjedhur çantën nga dora shtetases L. H.


Kjo e fundit e alarmuar ka kërkuar ndihmë dhe njëkohësisht bëri denoncim pranë uniformave blu. Në saj të dëshmisë së dhënë dhe përshkrimit të bërë, policia mundi që të identifikojë autorin e ngjarjes, duke e arrestuar. Dervishi akuzohet për vjedhje me dhunë.


11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)