Zbulohet identiteti i personit që ishte në shënjestër të tritolit të vendosur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Bëhet fjalë për Matilda Kaja, e cila është mjeke me profesion.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm, më 1 maj 2025, në rrugën “Pjetër Budi”, pranë një spitali. Dyshohet se në gomën e përparme të automjetit të mjekes është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.
Fatmirësisht, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për të identifikuar autorin apo autorët dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
