Kërcënon me thikë mësuesen, prangoset adoleshenti që shkonte “i armatosur” në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme ‘Sandër Prosi’ në Tiranë kur nxënësi me inicialet A.S., 17 vjeç pas një grindjeje me mësuesen i ka nxjerrë një thikë që e kishte fshehur në xhepa.
Nxënësit e tjerë të tmerruar nga skena kanë njoftuar rojën e shkollës, i cili ka lajmëruar policinë. Efektivët blu kanë shoqëruar nxënësin 17- vjeçar në komisariat ku dhe po merret në pyetje për ngjarjen.
Ndërkohë, deklaratë për policinë ka dhënë dhe mësuesja e adoleshentit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
9 Tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)