Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë ka qenë bilanci i një aksidenti të rëndë, të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Ngjarja rrugore ka ndodhur në rrugën e “Barrikadave” kur një makinë është përplasur me një motor në të cilin udhëtonin dy persona.
Përplasja ka qenë fatale për Edison Alushin, ndërkohë që është plagosur rëndë Bilbil Aga, i cili udhëtonte me viktimën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuara forcat e policisë, të cilat kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit Ushtarak personin e plagosur, ndërkohë që kanë ndaluar drejtuesin e mjetit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit.
28 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
