prangaaaaaSeksioni i Krimit Ekonomik e Financiar ka finalizuar me sukses operacionin “Kredia e Fundit”, duke arrestuar 4 persona.


Në pranga janë vënë 25-vjeçari Ledion Balla, 24-vjeçari Visardi Koleci, 29-vjeçari Ergest Dorzi dhe 22-vjeçari Andrea  Kateshi.


Ndërkohë, procedohet në gjendje të lirë shtetasja me iniciale M.R., 21 vjeç, ndërsa shpallet në kërkim shtetasja T.K., 24 vjeç.


Të arrestuarit dyshohet se kanë mashtruar me kreditë dhe kanë falsifikuar dokumentet. Ata aplikonin për kredi individuale konsumatore duke falsifikuar dokumente të ndryshme për aplikim kredie dhe dyshohen të kenë përfituar shuma nga 300 000 deri në 1 000 000 lekë të reja.


Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së parë Tiranë për veprat penale “Mashtrim në kredi” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.


7 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)