Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar ose të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar, janë arrestuar shtetasit Fatmir Bejo, Gëzim Lloti, Gloris Rica, Eralf Hima dhe Rahim Bajraktari.
Konkretisht, Fatmir Bejo, 32 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, dyshohet për veprën penale “vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë. Ai akuzohet se më datë 12 shkurt 2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin M.I.
Gëzim Lloti, 40 vjeç, është ndaluar pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.
Gloris Rica, 20 vjeç, ishte në kërkim pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në pranga ka rënë edhe Eralf Hima, 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndërkohë, Rahim Bajraktari është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim për veprën penale “dhuna në familje”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
