Policia e Tiranës ka arrestuar Shkëlzen Sylajn, 41 vjeç, i cili akuzohet se ka përkrahur Edmir Kolecin, autorin e përplasjes së dy efektivëve të policisë rrugore në Kamëz. Nga përplasja, efektivi Selma Lena humbi jetën, ndërsa kolegu i tij Prengë Lleshi u plagos rëndë.
Patrulla e policisë është përplasur nga një makinë ‘BMV X5’, e cila nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar. Pas aksidentit mjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua pak orë më pas në afërsi të vendit të njohur si “Katër rrugët e Shijakut”.
6 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)