Një 70-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e së premtes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në Rrugën e Dibrës, në dyqanin e saj.

Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.