Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar me akuzën e përndjekjes. Në pranga ka rënë shtetasi Altin Allmuça, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kohë dhe në vende të ndryshme, ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij shtetasen E. M., 31 vjeç, duke i shkaktuar ankth dhe frikë.
Ai i kërkonte ish-gruas që të riktheje, por kjo e fundit nuk pranonte. Për ta bindur, Altini i dilte asaj në rrugë, e merrte ne telefon, i shkruan në faqet e rrjeteve sociale, ku ndër të tjera edhe e kërcënonte.
Situata ishte bërë e padurueshme për 31-vjeçaren dhe për pasojë ajo iu drejtua policisë për ndihmë. Pas marrjes së dëshmisë, uniformat blu, bënë të mundur arrestimin e Allamuçës.
31 gusht 2016 (gazta-Shqip.com)