
Foto ilustruese
Një persona ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sipas të dhënave që vijnë nga polica e kryeqytetit, rreth orës 03:30 të mëngjesit, tek Kthesa e Kamzës, nga përplasja e fuqishme e një automjet tip ’Porche’ me një makinë tip ‘Fiat Punto’, ka gjetur vdekjen e menjëhershme një nga pasagjerët i ‘Fiatit’. Mësohet se nga aksidenti nuk ka të tjerë të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, nga të cilat paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit tip ‘Porche’, e cila për pasojë ka goditur nga pas makinën tip ‘Fiat’. Goditja e fuqishme ka qenë fatale për njërin nga pasagjerët e mjetit ‘Fiat’, që ka humbur jetën menjëherë. Ndërkohë, polica ka shoqëruar drejtuesin e automjetit ‘Porche’ për të dhënë sqarime rreth aksidentit.
18 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)