Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e Kinostudios në Tiranë. Mësohet se dy persona, ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin me inicialet E.D.


Dyshohet se arma e zjarrit të përdorur ishte e kalibrit të vogël. I plagosuri është dërguar në spital menjëherë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimi e autorëve të ngjarjes.


20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)