Një plagosje me thikë ka ndodhur dje në Tiranë. Albi Mehmeti, 18 vjeç, pas konfliktit për motive banale, ka goditur me thikë në bark, shtetasin R.K., 22 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-Uzina Autotraktori, Tiranë.
I dëmtuari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila pas dëshmive dhe provave të tjera materiale, bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të krimit. Albi Mehmeti akuzohet për veprën penale të plagosjes.
8 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)