timthumbInvestigimi i emisionit “Fiks Fare” mbi problematikën e fëmijëve që shfrytëzohen nga të familjarë apo persona të tretë, ka sjellë sot reagimin e policisë së Tiranës, e cila ka arrestuar një nënë 24-vjeçare teksa po nxirrte pikërisht fëmijët e saj për të lypur.


Mësohet se është arrestuar shtetasja Lida V.Dalipi, në bulevardin “Zogu i Parë”. Policia e kryeqytetit ka njoftuar se nëna 24-vjeçare po i nxirrte fëmijët e saj për të kërkuar lëmoshë në rrugë, ndërsa pas vënies në pranga ata janë dërguar në një qendër sociale.


Ky fenomen është denoncuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, i cili ka sjellë fakte të reja edhe më tronditëse.


Në rrugët e Tiranës është më e lehtë të bësh pazar për të marrë me qira dy fëmijë, sesa një apartament. Madje është shumë herë më lirë.


12 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)