Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Blerim Metaliaj, i cili rrahu bashkëshorten në zyrën e një gjykatëseje, e përpara syve të së bijës së mitur. Megjithëse Metaliaj është shfaqur i penduar dhe e ka justifikuar dhunën si një moment dobësie, pasi: “gruaja i kishte fyer familjen”, gjykata ka vendosur lënien në burg të tij deri në përfundim të hetimeve.
Dy ditë më parë, teksa Blerim Metaliaj ndodhej në zyrën e gjyqtares Kace Agolli për të zhvilluar seancën paraprake të divorcit, ka qëlluar me grusht të shoqen, duke e gjakosur atë në fytyrë.
27 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
