Polica rrugore e Tiranës “zhdëp” në gjoba drejtuesit e automjeteve. Sipas burimeve zyrtare brenda 24 orëvë të fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur 637 masa administative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara
“Duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në rrugë.
Gjithashtu, shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj”, thuhet në njoftimin zyrtar të drejtoria e policisë së kryeqytetit.
11 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)