Sekuestrohet në Tiranë rreth 44 kg lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas. Më datë 06.01.2017 Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Refik Gjoka, 28 vjeç, banues në Tiranë


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një kontrolli në automjetin tip “Opel” iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.  Si dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, i’u gjet edhe një sasi tjetër  lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa e ndarë në 13 thasë dhe qese plasmasi.


Gjithsej rreth 44 kilogramë kanabis sativa.  Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar: Një automjeti tip “Opel”,  44 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Materialet  procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.


7 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)