
Një sherr me thika mes disa të rinjve ka ndodhur në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur me mjete prerëse thikë, dy të rinj, A. S., 24 vjeç dhe E. E., 24 vjeç.
Ata ndodhen në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
6 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)