Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një dyqan veshmbathjesh që gjendet në zonën e ish-Bllokut, në kryeqytet. Sipas policisë, lënda plasëse e llojit tritol ka shpërthyer rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një butik në rrugën ‘Sami Frashri.
Si rezultat i shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në dyqan, por gjithashtu është vjedhur edhe një pjesë e mallit që gjendej brenda tij. Policia ka marrë në pyetje disa persona dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që shkaku kryesor i vendosjes së eksplozivit në dyqan mendohet të jetë grabitja e tij, por nuk përjashtohet as arsyeja e konkurrencës apo ndonjë konflikt që pronari i dyqanit mund të ketë pasur më herët.
29 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)