Një 22-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur një shtëpi. Burimet zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se Emanuel Cani, lindur në Kosovë dhe banues në Tiranë, u kap duke vjedhur në banesën e shtetasit me inicialet L.V. në rrugën “Sabaudin Grabani”. Arrestimi është kryer nga Komisariati i Policisë nr.6 në Tiranë.
19 Dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)