Kërkohej për tentativë vrasjeje, ndalohet nga forcat e rendit të Tiranës 3 muaj pasi gjykata ka shpallur masën e sigurisë me burg ndaj tij. Nga burime zyrtare të policisë mësohet se 24-vjeçari, Herger Çitaku, lindur dhe banues në Tiranë është ndaluar një ditë më parë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë vëllezërit Armando dhe Jetnor Gjypi
Ngjarja për të cilën akuzohet 24-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë, ka ndodhur më datën 1 Maj të këtij viti, në vendin e quajtur “Kafja e Rremës” në Tiranë. Policia e Tiranës deklaroi në atë kohë se vëllezërit Gjypi janë plagosur me armë zjarri nga Herger Çitaku, pas një grindjeje banale mes tyre. Armando Gjypi u plagos në këmbën e majtë, ndërsa i vëllai morri disa lëndime të lehta.
Burimet zyrtare të policisë sqarojnë se në momentin e arrestimit, 24-vjeçarit iu gjet një armë model “Cheska” kalibër 7.65mm si edhe një krëhër me fishekë, të cilat i mbante pa leje.
19 dhjetor 2012(gazeta-Shqip.com)