Një pedagog i Fakultetin Gjeologji Miniera në Tiranë ka rënë në prangat e policisë me akuzën e korrupsionit pasiv. Polica e Tiranës informon se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Enver Çoku, i cili ushtron detyrën e shefit të Departamentit të Gjeologjisë së Zbatuar dhe Mjedisit në Fakultetin Gjeologji Miniera, Tiranë, pasi u merrte para studentëve në këmbim të një note kaluese.


“Ky shtetas ka marrë shuma parash nga një student i Universitetit Bujqësor Kamëz, duke i premtuar atij ndërhyrjen tek disa pedagogë të këtij universiteti për ta kaluar në disa provime në të cilat ai kishte hyrë më parë dhe nuk kishte marrë notë kaluese”, – shprehen burime të policisë së kryeqytetit.


Ndërkaq, vijojnë hetimet për verifikimin e rrethanave të këtij procedimi penal në lidhje me veprimet e kryera nga pedagogët tek të cilët Enver Çoku ka pohuar se ka ndërhyrë për këtë çështje.


15 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)