Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Josif Pashko”, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Gëzim Aliaj.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 06:50 të datës 14 tetor, Gëzim Aliaj është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Policia bën me dije se 54-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikuar dhe kapur autorin, si dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.