Më datë 07.09.2016, u arrestua shtetasi Edison Sula, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas në bazë të informacioneve hetimore, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetases J. K., kryer më datë 06.09.2016, ku janë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.
Gjithashtu, ky shtetas ka pranuar tek specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, autorësinë e disa vjedhjeve të tjera: Më datë 17.08.2016, është vjedhur banesa e shtetasit B. L.
Më datë 29.02.2016, është vjedhur një qendër shëndetësore në Kamëz.
Më datë 28.03.2016, është vjedhur lokali i shtetasit A. M.
Më datë 07.05.2016, është vjedhur dyqani i shtetasit U. U.
Më datë 31.07.2016, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A. M.
Më datë 05.09.2016, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit N. B. Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
8 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)