Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me drurë dhe shkurre pranë Parkut Kombëtar të Liqenit Artificial në Tiranë paraditen e sotme. Sipas të dhënave të policisë, një sipërfaqe prej 3 hektarësh me drurë frutorë dhe ullinj u përfshi nga flakët, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën. Vera që lamë pas rezultoi dramatike sa i përket zjarreve që përfshinë dhe shkatërruan sipërfaqe të mëdha me pyje në vendin tonë, madje edhe në parqe të rëndësishme kombëtare, duke sjellë dëme vështirësisht të rikuperueshme.
2 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)