Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një apartament në katin e dytë të një pallati pranë Drejtorisë së Policisë në kryeqytet. Ngjarja është shënuar rreth orës 13:30 të ditës së sotme, në një apartament të përshtatur si klinikë dentare, ndërsa mësohet se flakët e zjarrit kanë qenë të fuqishme.
Banorët e pallatit janë përfshirë nga paniku dhe kanë dalë menjëherë nga banesat e tyre, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
18 gusht 2014 (gazeta-Shqip.com)