Një banesë private në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Zjarri ka rënë në një shtëpi në zonën e “Don Boskos”.


Zjarri ka përfshirë pjesën e sipërme të banesës. Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Fatmirësisht, nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur asnjë person në banesë.


Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë izoluar flakët, që rrezikonin të përhapeshin në banesat e tjera përreth.


Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.


22 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)