Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 do të zhvillohen me një hartë elektorale të re, për shkak të ndryshimeve në numrin e votuesve në qarqe. Tirana, që aktualisht ka 36 mandate, do të marrë një mandat më shumë, duke e çuar në 37. Ky mandat do t’i hiqet qarkut të Korçës, i cili do të ketë 9 mandate, nga 10 që ka aktualisht.
Nëse do të ishin realizuar këto ndryshime në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, PS do të kishte fituar mandatin e 37-të në Tiranë, ndërsa në Korçë do të kishte humbur një mandat, duke e pasur më pak. Vendosja e numrit të mandateve për secilën zonë zgjedhore do të bëhet nga Komisioni Rregullator.
