Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesi ne sotëm në aksin rrugor Peqin–Rrogozhinë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur në fshatin Karinë të Peqinit. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor ka pësuar vështirësi të përkohshme. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë i ndodhur në ditën e parë të vitit, teksa më herët, në aksin Gjirokastër- Tepelenë humbën jetën tragjikisht 3 të rinj dhe u plagos një 20-vjeçare.