Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në vend.

Dy automjete janë përplasur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.

Një mjet tip “Ford” ka goditur nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes.