Një aksident tjetër është regjistrua ditën e sotme. Mësohet se një makinë dhe një motomjet janë aksidentuar në Fier. Në aksident është përfshirë një automjet tip “Volswagen” dhe një motor.
Mësohet se mjeti është përplasur me motorin dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit është plagosur. Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier ku ka marrë ndihmë mjekësore. I plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



