Një tjetër aksident automobilistik është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryeqytetit.

Mësohet se një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga në Qafë Kashar duke u përplasur me barrierën mbrojtëse. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo nëse ka viktima ose të plagosur.

Më herët, një aksident tragjik u regjistrua pranë mbikalimit të Paskuqanit në Tiranë, ku një automjet i drejtuar nga një 35 vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësore dhe ka lënë të plagosur një tjetër. Ngjarja ka ndodhur teksa të dyja gratë po tentonin të kalonin trafikndarësen.